Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, ka deklaruar se Antonio Milloshoski, në profesionin e tij të ri, si noter, është vendosur në një pozitë të lartë nga ana e noterëve tjerë të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Milloshoski vërtetoi se rezultatet zgjedhore paralajmërojnë rrezik dhe bashkëpunuesit më të afërt të Gruevskit, i kanë siguruar pozicione rezervë përderisa janë në opozitë. Në kundërshtim me të gjitha normat, Milloshoski është vendosur në pozision të pritjes për noter edhe pse ai nuk ka filluar të punojë. Logjikisht, nuk mund të vendoset në pritje, diçka që ende nuk ka filluar”, deklaroi Shilegov.
Sipas tij, Milloshoski po bën keqpërdorime dhe padrejtësi ndaj noterëve tjerë, për shkak se numri i noterëve është i kufizuar./Telegrafi/