Site icon Telegrafi

Shilegov: Menjëherë të ndalen presionet dhe keqpërdorimet e fëmijëve për qëllime partiake!

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov sot deklaroi se Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje të reja dhe se presin që sa më shpejtë që është e mundur të caktohet seanca e Kuvendit në të cilën do të zgjidhet kryetari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Maqedoni kishte zgjedhje, Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje, qytetarët e Republikës së Maqedonisë than se dëshirojnë ndryshime, është formuar shumicë e re qeveritare në demokraci parlamentare siç është Republika e Maqedonisë. Ivanov nuk ka të drejtë ta kundërshtojë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, tha Shilegov duke e komentuar qëndrimin nga intervista e sotme e presidentit Gjorge Ivanov për mbajtje të zgjedhjeve për dalje nga kriza.

Nga vizita e nesërme e eurokomisarit Johanes Han, siç tha Shilegov, presin që të transmetohen mesazhet të cilët veçmë janë dhënë nga ana e Komisionit Evropian, Këshilli i ministrave të BE-së dhe nga ana e eurokomisares Mogerini, ndërsa ajo është se në Maqedoni duhet të kthehet rregullimi kushtetues. “Presim që ky është mesazhi i cili do të dërgohet edhe deri te Ivanovi dhe Gruevski. Presim se do të ketë dënim të fuqishëm të gjuhës dhe thirrjeve për dhunë politikë të cilat i promovoi Nikolla Gruevski”, tha Shilegov, njofton AIM.

Sipas tij, Gruevski e ka krijuar krizën politike dhe nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes për Maqedoninë. Dokumenti i vetëm i cili është në interes të Maqedonisë dhe qytetarëve, theksoi Shilegov, është programi i qeverisë së re reformuese të LSDM-së.

Në konferencën për shtyp zëdhënësi i LSDM-së iu drejtuar drejtorëve, profesorëve dhe mësimdhënësve, për shkak se, siç pohon, prindër të shqetësuar kanë paraqitur se ka urdhër nëpër shkolla, që fëmijët e tyre nesër të dalin në protesta.

“Menjëherë të ndalen presionet dhe keqpërdorimet e fëmijëve për qëllime partiake! Do të ketë përgjegjësi serioze për secilin i cili do të ndalë mësimin që fëmijë të dërgojë në protesta, me ç’rast e rrezikon edhe sigurinë e tyre dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Shilegov. /Telegrafi/

Exit mobile version