Site icon Telegrafi

Shilegov: Mendojmë për ndotjen e ajrit edhe kur nuk është aktuale

Qyteti i Shkupit vazhdon kujdesin e përhershëm për mjedis të shëndetshëm jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov dhe shefi ekzekutiv i Cimentarës Usje, Boris Hrisafov, sot në ditën e hapur të kompanisë, gazetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe shoqatave qytetare në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit, ju paraqitën investimet e reja në këtë fushë, në pajtueshmëri me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shilegov tha se qyteti me USJE-në kanë filluar bisedimet fillestare si pjesë e Strategjisë Komunale të Menaxhimit të Mbetjeve të Qytetit të Shkupit, duke pasur parasysh mundësinë e ofruar nga USJE për përdorimin e lëndëve djegëse alternative në procesin e tyre teknologjik.

Ai po ashtu u bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ndryshimin e shprehie të tyre në mënyrë që të kemi një mjedis më të shëndetshëm dhe një ajër më të shëndetshëm mjedisor.

Shefi ekzekutiv i Cimentarës USJE, Boris Hrisafov, theksoi se janë krenarë që një pjesë e kritereve dhe procedurave të tyre të brendshme janë më të rrepta se normat dhe standardet e përcaktuara, ndërsa tregues i kësaj janë matjet e emetimeve nga procesi i prodhimit të cilat tregojnë se ato janë vazhdimisht më të ulëta, dhe disa herë më të ultë se të lejuara ligjërisht. /Telegrafi/

Exit mobile version