LSDM sot edhe njëherë kërkoi përgjegjësi nga pushteti për vërshimet dhe pasojat të cilat ato i shkaktuan dhe akuzoi se vlerësimi i dëmeve nuk ka përfunduar dhe nuk janë paguar dëmshpërblimet e premtuara dhe se jeta e qytetarëve nuk mund të kthehet në normale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov kërkoi edhe përgjigje për numrin përfundimtar të personave të vdekur në vërshime dhe hedhjen e spekulimeve se ka më shumë të vdekur se që është raportuar.
“Qytetarët akoma nuk mund ta kthejnë në normale jetën e tyre. Ndihma e njëfishtë në të holla për familjet e të vdekurve akoma nuk është paguar, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e kanë marrë avansin e premtuar. Një pjesë e madhe e banorëve shtëpitë e së cilëve u vërshuan jetojnë tek fqinjët, familjarët, pa vendbanim elementar”, tha Shilegov gjatë vizitës së fshatit Stajkovc.
Sipas tij, nuk është respektuar as Protokolli i INTERPOLLIT për identifikimin e viktimave të pësuar në katastrofë, me marrjen e gjurmëve dhe analizës së ADN-së.
“Përgjegjësi duhet pasur dhe do të ketë”, theksoi Shilegov gjatë vizitës në Stajkovc.
Shilegov poashtu para gazetarëve tha se LSDM nuk do të lejojë zgjedhje kriminale.
‘OBRM-PDUKM dhe Nikolla Gruevski kanë bërë çdo gjë që mos të vijnë deri në këto zgjedhje. LSDM nuk do të lejojë që ketë zgjedhje kriminale në vend’. /Telegrafi/