Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e 6 zgjedhore, nga rradhët e LSDM-së, Petre Shilegov, sot ka realizuar takim me qytetarët e rajonit të Tetovës, të cilëve u premtoi shërbime shëndetësore pa pagesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do t’i kthejmë institucionet në duart e qytetarëve, ato patjetër të jenë në shërbim të nevojave tona. Duhet të marrim shërbimet kualitative, ato të cilat i parasheh ligji, pa marrë parasysh se çfarë etnie kemi, apo cilës fe i takojmë”, tha mes tjerash Shilegov.
Ai tha se e ka vizutuar Spitalin e Tetovës, në të cilin ka parë gjendje katastrofale, ku pacientët janë të detyruar të marrin me vete mjete nga shtëpitë e tyre./Telegrafi/