“Maqedonia mbetet e fundit në rajon pas investimeve të drejtëpërdreja të huaja. Në vitin 2016, me 122.92 milionë euro, deri më tani. Ku janë tetë miliardë eurot e investimeve të drejtëpërdrejta të huaja të kriminelit të dyshuar Nikolla Gruevski?
Gruevski patjetër duhet të përgjigjet për gjithçka, madje edhe për miliona eurot, para të popullit që i ka harxhuar, për 32 promotorët ekonomik edhe për “rod – shout” turistik pa asnjë efekti”.
Ai shtoi se madje edhe Gjorge Ivanov, siç e quan ai “fikusi”, e ka kuptuar se promotorët ekonomik janë investim i gabuar., transmeton Telegrafi Maqedoni.
Konfirmohet se paaftësia e pushtetit vitet e fundit ka gjuajtur para në Agjencinë për Investime të huaja mbi 43 milionë euro, para të popullit, thjeshtë për asgjë.
Ivanov sipas të gjitha gjasave e ka kuptuar deri diku se suksesi i investimeve të huaja ekziston vetëm në kokën e Nikolla Gruevski!, shtoi Shilegov.
Shilegov gjithashtu theksoi se edhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë disa herë e ka demantuar Gruevskin, për politikat e tij të gabuara për tërheqjen e investitorëve të huaj. /Telegrafi/