Çfarë është ajo që mes tjerash dëshiron ta fsheh Nikola Gruevski?, Përse aktivistë partiak dhe donatorë të OBRM-PDUKM janë anëtarë të Komisionit kundër korrupsionit?, Cilët ishin arsyet për fshehjen e fletëve anketuese të Nikola Gruevskit të viteve 2014 dhe 2015?, ishin pyetjet të cilat i parashtroi zëdhënësi dhe deputeti i LSDM, Shilegov para gazetarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Sot publiku do ti kuptojë përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve” thotë Shilegov.
Ja Fletët e fshehura të Nikola Gruevskit për vitin 2014 dhe 2015. Gruevski i falur ka kursyer nga 10.000 euro për çdo muaj! Ose, për një vit Nikola Gruevski zyrtarisht është bërë më i pasuruar për 118.629 euro!
Gruevski i ka rritur edhe kursimet në dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe sterlina britanik në llogaritë e tij devizore, por më së shumti i ka rritur shumat në denarë dhe euro.
Ka paraqitur të hyra në bankë në vlerë prej 300.000 por edhe nga 3.000.000 denarë. Është interesante që për këto të hyra të mëdha nga 2.000.000 – 3.000.000 denarë në vitin 2015, Gruevski në Fletën anketuese arsyetohet se i ka nga viti 2005 dhe 2012.
Por nëse është kështu, përse nuk i ka pasur të paraqitura në Fletën anketuese të vitit paraprak 2014? Neto rroga e Gruevskit është 88.139 denarë.
Që Gruevski nuk është mbështetur në rrogën e tij, tregon edhe kolona për bazën e posedimit. Këtu siç është theksuar, Nikola Gruevski ose nuk ka theksuar të dhëna, ose ka thënë se i ka përfituar paratë në ndonjë mënyrë tjetër.
Nikola Gruevski nuk i është përgjigjur Komisionit për parandalimin e korrupsionit, por patjetër tu jep përgjigje qytetarëve, ka thënë Shlegov./Telegrafi/
/Telegrafi/