Deputeti i LSDM, Petre Shilegov ka hedhur akuza ndaj ish kryeministrit Nikola Gruevski, madje duke publikuar edhe fotografi në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ditën kur KE na njoftoi se po i vendos sanksione Republikës së Maqedonisë, ditën kur u publikuan fasadat e reja nëpër qendër të Shkupit (shih mos i bëni), është ajo ditë kur Gruevski ka vendosur të harxhojë një pjesë të parave të vjedhura në aeroportin në Romë”, shkruan me ironi Shilegov.
“E nuk është keq që madje dikush ta pyes se nga është kthyer. “Zegna” është një ndër markat më të shtrenjta”, e ka përfunduar komentin e tij Shilegov./Telegrafi/