Partitë edhe më tej taktizojnë rreth mbajtjes së raundit të ri të bisedimeve me takime liderësh, ku mund të ketë hapa konkret për zgjidhjen e krizës dhe, eventualisht, afat të ri për zgjedhjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘LSDM-ja vlerëson se dialogu politik si mënyrë për dalje nga kjo krizë është i domosdoshëm që të mundemi që në vjeshtë të organizojmë zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike’, tha Shilegov.
Poashtu Petre Shilegov ka akuzuar Nikolla Gruevskin se gënjen dhe nuk dëshiron të negociojë.
Petre Shilegov: “ Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM edhe më herët, por edhe tani një gjë flasin e tjetër bëjnë. Gruevski gënjen dhe nuk dëshiron të negocioj. Nuk dëshiron të ketë bisedime sepse nuk dëshiron të krijohen kushte korrekte dhe demokratike për zgjedhje”. /Telegrafi/