Site icon Telegrafi

Shilegov: Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja janë pjesë e problemit dhe nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes (Video)

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, gjatë një konference për shtyp theksoi se partia e tij tashmë ka marrëveshje me qytetarët, votat e të cilëve janë shndërruar në 67 mandate nga gjithë partitë, përveç OBRM-PDUKM-së. Sipas Shilegov marrëveshja parasheh ndryshime në Maqedoni, parasheh një Maqedoni me ardhmëri evropiane dhe një Maqedoni pa kriminel, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ka marrëveshje me qytetarët për ndryshime Maqedoni, për jetë cilësore, marrëveshje kundër kriminalitetit të cilën e ka instaluar pushteti i deritanishëm. Ka program për Qeveri reformuese e unitare ku të gjithë do të jetojnë jetë cilësore. Ky program do e fus Maqedoninë në NATO e BE. Antonio Miloshevski mundohet ta mbrojë Gruevskin, por pa sukses. OBRM-PDUKM-ja dhe Gruevski nuk munden të jenë pjesë e ndryshimeve ato duhet ta kuptojnë se janë në opozitë”, deklaroi Shilegov./Telegrafi/

Exit mobile version