Punuam me përkushtim, me përgjegjësi dhe me nder, duke i ndjekur nevojat dhe interesat e qytetarëve të Shkupit dhe e hapëm Qytetin për të gjithë. Shkupi tani është qytet i cili funksion sipas nevojave të qytetarëve dhe është i barabartë për të gjithë, tha kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, në raportin e sotëm për punën e bërë në 100 ditët e para nga marrja e funksionit.
Shilegov tha se udhëheqësia e re e Qytetit të Shkupit ka ndëprerë ndërtimin e 95 fasadave barok dhe me riorientimin e mjeteve të parapara për projektin ‘Shkupi 2014’, kanë filluar aktivitete intensive dhe përgatitje për rikonstruim të gjithë shkollave të mesme, të gjitha të kenë fasada me efikasitet energjetik, në pajtim me standardet bashkëkohore për racionalizim dhe kursim të energjisë elektrike.
“Ndryshimet janë më se të dukshme në 100 ditët e para dhe kjo është e dukshme nga rezultatet e arritura në rrethana jashtëzakonisht të vështira që i hasëm. Menjëherë pas marrjes së pushtetit të qytetit vendosëm punë në dy turne të shërbimeve që punojnë drejtpërdrejtë me qytetarët. Baraka 16, tani punon prej orës 7:30 deri në orën 19:30 dhe qytetarët munden më shpejtë dhe më lehtë t’i kryejnë detyrat e tyre lidhur me pranimin, dhënien, verifikimin e dokumenteve për tatime, taksa dhe kompensime të tjera të Qytetit të Shkupit”, tha Shilegov.
Si prioritet i lartë i theksoi aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e situatës me ndotjen e ajrit për të cilën janë siguruar për tre herë më shumë mjete në buxhetin e qytetit.
“Me këtë u bëmë administrata e parë e cila iu përkushtua zgjidhjes me ndotjen e ajrit në Shkup”, theksoi Shilegov./Telegrafi/