Kreu i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov fajin për ndotjen e ajrit në Shkup e bart tek autoritetet e deritashme, të cilët nuk e kanë zgjidhur problemin e ndotjes së ajrit.
Shilegov thotë se tani Shkupi i vuan pasojat e, siç thotë ai, moskujdesin e Bashkisë së Shkupit dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor gjatë tre dekadave të kaluara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Autoritetet e deritashme lokale dhe qendrore nuk e zgjodhën problemin e ajrit të ndotur”, tha Shilegov duke sqaruar se problemi i ndotjes së ajrit nuk mund të zgjidhet për një natë.
Shilegov tha se gjatë dy viteve të qeverisjes janë vendosur të gjitha kushtet për zgjidhjen e problemit dhe se po punohet në uljen e ndotjes së ajrit me transformim të transportit publik dhe përforcim të kontrollit inspektorial./Telegrafi/