Site icon Telegrafi

Shilegov: Deri te ekonomia më e mirë, përmes zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e gjashtë zgjedhore nga rradhët e LSDM-së, Petre Shilegov, sot në Tetovë theksoi se ekonomia e Maqedonisë do të rritet nëse zhvillohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Paga mesatare në vitin 2020 do të arrijë në 30 mijë denarë, që çdonjëri t’i ndjejë ndryshimet që do të bëhen në ekonomi. Kemi plan se si të ndihmojmë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore të cilat janë kanë pozitë të larët në ekonominë evropiane”, tha mes tjerash Shilegov.

Ai theksoi se këto ndërmarrje janë bazë për funksionimin e programit ekonomik dhe ndihmë të ndërmarrjeve tjera./Telegrafi/

Exit mobile version