Site icon Telegrafi

Shikuesit kritikojnë televizionin publik serb – nisin talljet në rrjetet sociale me Vuçiqin

Nëse diçka në Serbi mund të parashikohet me siguri, është se emisioni “Slagalica (asociacionet)” do të fillojë në RTS1 në orën 19:00.

Por, kjo nuk ndodhi gjatë ditë së djeshme në shtetin serb pasi që drejtuesit e emisionit kishin një tjetër plan.

Fjalimi i presidentit Aleksandar Vuçiq në RTS zgjati pak, kështu që emisioni u transmetua në RTS2. Kjo ka bërë që të nisin talljet në rrjetet sociale, shkruan nova.rs.

Lexo po ashtu Dikush "i tërhoqi kabllot nga rryma", fjalimi i Vuçiqit u ndërpre për një kohë të shkurtër gjatë një transmetimi televiziv

E gjithë kjo ndodhi për shkak se dikush e ndërpreu energjinë elektrike gjatë fjalimit të presidentit serb dhe është dashur të emitohet në një kanal tjetër të televizionit publik.

Emisioni i parë raportohet se u transmetua më 22 nëntor të vitit 1993. Vuçiq në atë kohë ishte 23 vjeç. /Telegrafi/

https://twitter.com/demonajzer/status/1466107343284879362

Exit mobile version