Site icon Telegrafi

Shikoni skeqet më interesante legjendare të Lecit (Video)

Ka ndërruar jetë humoristi legjendar, Ibrahim Krajkova – Leci dhe është e pashmangshme që në këtë moment të mos përkujtohet vepra e tij artistike.

Leci ishte një prej atyre aktorëve që e mbajti gjallë artin në vitet më të vështira të ekzistencës së tij, transmeton Telegrafi.

Sigurisht në këtë rrugëtim ai nuk ishte i vetmuar asnjëherë dhe kishte gjithnjë përkrah edhe Cimën, rivalin e tij në secilin skeq.

Telegrafi ju sjell disa prej skeqeve më të shikuara të Lecit, të cilat mund t’ua kthejnë buzëqeshjen nga njeriu i cili shkoi sot në botën tjetër dhe na bëri të ndihemi të gjithëve të pikëlluar. /Telegrafi/

Exit mobile version