Këngëtari Alban Ramosaj është një nga konkurrentët më sfidues të edicionit të tretë të “Dance with me Albania”.
Ai bashkë me partnerën e tij Bora Zemani kanë arritur të sjellin performanca nga më të ndryshmet para publikut.
Këtë javë ata kishin zgjedhur për të performuar një kërcim mjaft sensual, gjersa në njërin nga momentet Albani është dashur të ngrihet dhe të kërcejë striptiz.
Ramosaj ka befasuar me lëvizjet e tij, gjersa edhe më sensual e bënin format e tij trupore, për të cilat ai kujdeset në maksimum me ushtrime të vazhdueshme në palestër.
Ai ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një video, ku shihen momente nga ky kërcim /Telegrafi/