Këngëtarja Rrezarta Shkurta, ka publikuar një imazh të kahmotshëm të saj.
Ajo ka publikuar një foto nga sesioni i realizuar me Fadil Berishën në vitin 2005.
Për flokët e Rrezartës u përkujdes Kaci, teksa Fadil Berisha është ai që ka realizuar imazhin në fjalë.
Veshja tradicionale e Rrezartës pa sutjena dhe sharmi i shfaqur në këtë sesion, e bënë atë kohë Rrezartën të dukej e mahnitshme natyrale.
Bukuroshja sot vepron si një ndërmarrëse e suksesshme, teksa ka pauzuar në masë të madhe aktivitetin e saj në muzikë. /Telegrafi/