Shtëpia, e vendosur në rajonin Waikato të Zelandës së Re, është bërë nga 12 kontejnerë transporti dhe është një shembull i një shtëpie praktike, ekologjike dhe relativisht e lirë
Kjo ndërtesë e pazakontë është një odë e stilit industrial dhe tërheq vëmendjen me pjesën e jashtme të saj të pazakontë moderniste me enterier çuditërisht të gjerë, transmeton Telegrafi.
Përbëhet nga një shtëpi kryesore, një kasolle e vogël, një garazh dhe një pishinë, ndërsa 12 kontejnerë transporti ishin të mjaftueshme për të gjithë këtë.
Shtëpia ka gjashtë dhoma gjumi, tri tualete dhe tri banja, ndërsa dukja e zezë industriale është në harmoni me pishinën blu dhe mjedisin e gjelbër.
Shtëpia u ofrua për shitje, por çmimi nuk u publikua.
Shtëpitë e ngjashme të bëra me kontejnerë kushtojnë midis 150,000 dhe 175,000 dollarë.
/Telegrafi/