Reperi i njohur Noizy, ka qenë temë e mediave rozë ditëve të fundit, për shkak të përleshjes me reperin Cozman.
Në një rrëfim drejt për së drejti në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Noizy ka rrëfyer gjithçka duke treguar se si ka rrjdhur ngjarja dhe se ka qenë i pafajshëm.
Sido që të jetë, reperi ka vendosur që ta lërë prapa këtë ndodhi, dhe këtë gjë e tregojnë edhe publikimet e fundit në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi ku ka treguar për fansat se si është dukur kur ishte vetëm 2-vjeç.
Në foto vërehet se eleganca e reperit ka qenë pjesë e tij që nga fëmijëria, pasi edhe në atë kohë ai vishej me kostum elegant. /Telegrafi/