Site icon Telegrafi

“Shikojeni shtëpinë e bombarduar, është shumë e bukur”: Kjo dhe disa nga përgjigjet satirike të komedianit egjiptian që u bë viral – pas intervistës për situatën në Gaza

Komediani egjiptian Bassem Youssef është bërë viral në internet me përgjigjet satirike në lidhur me trajtimin e palestinezëve në Gaza gjatë një paraqitjeje në emisionin e prezantuesit britanik Piers Morgan, ‘Piers Morgan Uncensored’.

Videot e komenteve sarkastike të Youssef mbi luftën Izrael-Gaza gjatë gjithë intervistës janë bërë virale në platformat e mediave sociale, transmeton Telegrafi.

Youssef i cili është i martuar me një grua nga Palestina tha se familja e saj jeton në Gaza, si kushërinjtë dhe të afërm të tjerë të saj derisa theksoi se shtëpia e tyre është bombarduar.

“Ne nuk kemi qenë në gjendje të komunikojmë me ta në tre ditët e fundit. Komunikimi ka humbur kështu që ne nuk e dimë se si janë ata, por ne jemi mësuar me këtë!”, tha ai në një përgjigje satirike.

Një nga momentet që përdoruesit në rrjetet sociale vunë re shpejt ishte kur Youssef dha një koment sarkastik për palestinezët.

“Palestinezët janë shumë dramatikë, ‘Oh Izraeli po na vret’. Por ata nuk vdesin kurrë. Ata kthehen gjithmonë”.

“Ata janë shumë të vështira për t’u vrarë. E di sepse jam e martuar me një të tillë. Kam provuar shumë herë, nuk kam mundur të vras”.

“Unë u përpoqa shumë herë, por ajo përdor fëmijët tanë si mburoja njerëzore. Unë kurrë nuk mund ta mposhtë”, përgjigjej në mënyrë ironike komediani Youssef me fytyrë shumë serioze.

Një moment i tij gjatë kësaj interviste që u bë gjithashtu viral është kur egjiptiani tha se familja e gruas së tij i kishte dërguar një fotografi të një shtëpie së bombarduar.

“Familja e gruas është mirë, më dërguan një fotografi të një shtëpie të bombarduar, është shumë e bukur, fiks si një temë për festën e shtrigave”, u përgjigj ai me ironi. /Telegrafi/

Exit mobile version