Site icon Telegrafi

Shikoni sesi policia amerikane ndalon një veturë Tesla, e cila raportohet se po ecte në autopilot

Një video e publikuar në internet thuhet se tregon një incident të kohëve të fundit kur California Highway Patrol duhej të merrej me një automjet Tesla (Model 3 ose Model Y) që thuhet se po ecte me Autopilot.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, makina goditi një mur buzë rrugës dhe vazhdoi udhëtimin e saj drejt “zoti e di se në cilin destinacion”.

Policia e ngadalësoi makinën dhe e detyroi atë të ndalojë plotësisht, e cila është ndoshta mënyra më e mirë për të ndaluar një makinë.

“Një e dyshuar u mor në paraburgim pasi automjeti i saj Tesla që thuhet se ishte në Autopilot u ndal në një mbikalim autostradë në zonën e Glendale të enjten mbrëma”.

Sipas një regjistri incidentesh të Patrullës së Autostradës në Kaliforni, automjeti goditi një mur buzë rrugës pak pas orës 11 pasdite dhe vazhdoi udhëtimin pasi shoferi thuhet se ishte i pavetëdijshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version