Site icon Telegrafi

Shikoni se si policia amerikane përdor sprejin gjatë arrestimit të një adoleshenteje (Video, +16)

Përdorimin e sprejit për sy nga policia e Maryland, ndaj një 15-vjeçare të cilën e kishin arrestuar ditë më parë, policia është munduar ta arsyetoj vetëm atëherë kur janë bërë publike pamjet nga kamera e instaluar në rrobat e policisë, por që kjo video ka shkaktuar zemërim dhe protesta tek qytetarët.

Adoleshentja me ngjyrë ishte arrestuar nga policia e Hagerstown për “mos bashkëpunim” me policinë, pasi akuzohej se kishte goditur me biqikletë një veturë që ishte në lëvizje, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar shihet se si vajza refuzon të merret në pyetje dhe tenton të ikë nga policia, të cilët u treguan vigjilent duke e kapur për qante të shtëpinë dhe duke e prangosur dhunshëm.

Vajza e re mund të dëgjohet në video duke bërtitur “mos më prekni”, dhe fillon të bëhet histerike derisa policia e përplasin për tokë.

Por ngjarja nuk përfundon me kaq, pasi ata vendosin ta dërgojnë në veturën e policisë por ajo refuzon të fus këmbët brenda me ç’rast i hodhën sprej me piper.

Shumë qytetarë që ishin dëshmitarë të këtij incidenti, besojnë se policia ka përdorur forcë të tepruar dhe se përdorimi i sprejit ka qenë i panevojshëm për një adoleshente. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6jHR5yNWHS8

 

 

Exit mobile version