Telegrafi

Shikoni se si dysheku i mbështjellë bie nga rimorkio dhe përplas motoçiklistin (Video, +16)

Në Minnesota të ShBA-ve, një motoçiklist është hedhur në ajër dhe ka rënë në tokë, pasi është ndeshur me një dyshek shpuze.

Brendan Jonkowski kishte parë shtresën e shpuzës duke rënë nga rimorkio, por duke dashur të largohet përplaset me të, transmeton Telegrafi.

Mësohet se gjendja tij shëndetësore e 20- vjetarit është në rregull, dhe është duke marrë vetën pas trajtimit të plagëve.

“Helmeta dhe jeleku i sigurisë më kanë shpëtuar jetën, përndryshe nuk do të isha gjallë”, ka thënë Jonkowski, lidhur me aksidentin. /Telegrafi/