Telegrafi

Shikoni se si dy vajza vjedhin gjësende të ndryshme para syve të shitësit (Foto/Video)

Një vajzë e bukur por që është pjesë e një grupi hajdutesh, është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur artikuj të ndryshëm në një dyqan në prezencën e shitësit, që raportohet se kapin vlerën e qindra funteve.

Grupi i përbërë prej katër femrave përdorin metoda të ndryshme për të shpërqendruar shitësin në një dyqan në Glasgou, duke përfshirë metodën e shpërqendrimit duke e pyetur se si hapen dollapët e mbyllur me dry, në mënyrë që të mund të vjedhin gjësende të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Njëra nga vajzat shihet se si pa u frikësuar fare vë në dorë një orë të markës Paulin që kap vlerën e 200 funteve, ku pas disa sekondave edhe e fut në çantë dhe atë në prezencë të shitësit. /Telegrafi/