Shtatzënia sjell kënaqësi dhe lumturi në familjen e çdo personi. Por, kur një grua është shtatzënë me dy fëmijë, atëherë padyshim që rritet kënaqësia dhe lumturia.
Një raport nga Public Library of Science thotë se fetuset e binjakëve mësohen të bëhen social vetëm nga mitra. Gjithashtu, studimi tregon se binjakët veçse janë të mësuar të shoqërohen edhe me qeniet tjera njerëzore pas lindjes, transmeton Telegrafi.
Në videon e mëposhtme, mund të shihen dy fëmijë në mitrën e nënës duke lëvizur në hapësirat e tyre dhe duket se po bëjnë mundje me njëri-tjetrin dhe pastaj po kërkojnë falje.
Këto foshnje mund t’i imitojnë gjestet e njerëzve përreth dhe të bëjnë gjeste tjera shoqërore brenda pak orëve të lindjes.
Foshnja në të djathtë shihet si më dominues, ndërsa ai në të majtë më i kujdesshëm. Njëri shihet tek e godet tjetrin, përderisa tjetri e puthë atë në ballë.
Me të vërtetë që është një video e mahnitshme që s’bën pa e parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K1cBHkyjaZ4