Telegrafi

Shikoni se si ariu u përpoq të kafshonte kamerën e një shtëpie në Kaliforni

Një burrë nga Kalifornia shpërndau një video ku një ari i zi kurioz endej në verandën e shtëpisë së tij dhe u përpoq të hante kamerën e vendosur në derë.

Brent Robinson i Bass Lake tha se kamera në derën e tij kishte regjistruar ariun në verandën e tij dhe u befasua kur kontrolloi videon, transmeton Telegrafi.

Videoja tregon se si ariu po vendoste kthetrat në derë.

Ndërkohë, në një moment kafsha shihet derisa përpiqet ta kafshojë kamerën. /Telegrafi/