Site icon Telegrafi

Shikoni sa notar i shkëlqyer është Capital T (Video)

Reperi i njohur Capital T ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se së fundmi ndodhet në Britaninë e Madhe, bashkë me shoqërinë e tij duke shijuar disa ditë pushimi.

Ai ka vizituar Anglinë dhe Skocinë, gjersa nuk ka lënë pa shijuar edhe ishujt dhe liqenet e mrekullueshme të relievit skoces.

Reperi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram ku ka treguar se si e ka nisur ditën. Ai kishte vendosur të notonte në një lum, ku uji ishte shumë i freskët, edhe pse temperaturat ishin shumë të ftofta.

Fansat e kanë komentuar shumë këtë video, duke e komplimentuar edhe për aftësitë e tij të shkëlqyera në not. /Telegrafi/

Exit mobile version