Këngëtarja Dua Lipa pa diskutim ka qenë një ndër artistet më premtuese të këtij viti.
Ajo ka edituar disa këngë dhe klipe në treg gjatë vitit 2016, teksa nuk kanë munguar as koncertet e përmasave të mëdha,si dhe dy koncerte shumë të suksesshme në Kosovë dhe Shqipëri.
Dua tashmë ka krijuar imazhin e saj si këngëtare, teksa suksesi i saj po fillon të depërtojë edhe në tregun amerikan.
Së fundmi, këngëtarja Lipa është paraqitur në një emision në New York, ku ka kënduar para publikut këngën “Blow your mind”, me të cilën u veçuar për interpretimin e bukur live.
Një video e publikuar nga stilisti i saj Lorenzo Psocco në Instagram, e shfaq këngëtaren të stiluar bukur dhe me detaje, teksa vokali dhe interpretimi ekzakt i këngës është aksesori më i bukur i këngëtares. /Telegrafi/