Site icon Telegrafi

Shikoni ridizajnin më të fundit të Ferrarit

Sigurisht, merrni konceptin e kompaktësisë me pak kripë, sepse në thelb është Purosangue i Ferrarit.

Dhe për atë veturë, vërtetë e vështirë është të thuhet sesa është kompakte. Ky modifikim ekstrem nuk është nënshkruar nga Mansory, por qëllimi është i ngjashëm – ofrimi i veturës për klientët në Dubai.

Purosangue fuqizohet nga një V12 6.5 litra, i cili pas ripërpunimit u bë edhe më tërheqës dhe me çmim në nivelin e një makine super sportive me një motor të montuar në mes. Ripunimi është firmosur nga Venuum, dhe nga fotot duket qartë pse mban emrin Black Edition.

Kompania ndryshoi pamjen e jashtme duke vendosur pjesë të reja karboni, veçanërisht në pjesën e përparme, ku dominon një parakolp i prerë më agresivisht.

Megjithatë, pjesa më mbresëlënëse është mbulesa e përparme me kthesa të prera tërheqëse. Vetura është e pajisur me buzë 22 inç në pjesën e përparme dhe një numër më të madh në pjesën e pasme.

Për përshtypjen përfundimtare, makina është ulur, kështu që në fund të jep përshtypjen e një “hot-hatch” dhe më pak të një crossover sportiv.

Pamja në kabinë nuk është ende e disponueshme, por është e lehtë të imagjinohet drejtimi në të cilin shkoi ripunimi. Në çdo rast, është një produkt që pavarësisht çmimit, sigurisht që do ta gjejë lehtësisht rrugën tek klientët. /Telegrafi/

Exit mobile version