Telegrafi

Shikoni reagimin e vajzës, të cilës i dashuri ia lyen tamponin me spec të djegës (Foto/Video)

Një shaka që është shfaqur së fundmi në internet është bërë virale, ku shihet një djalë i cili kënaqet duke ‘torturuar’ të dashurën e tij, fillon të lyej tamponin e saj me spec të djegës.

Brad Holmes 24-vjeç nga Southampton, i cili më parë ishte kritikuar nga lexuesit për faktin se ia kishte prerë bishtin e flokëve të dashurës së vet derisa ajo po flinte, e ka shpërndarë videon tek 695.000 ndjekësit e tij në Facebook, të cilwt e shikuar mbi 2.2 milionë herë, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar së fundmi, Brad shihet në tualet duke ia lyer të dashurës tamponin me spec.

Dhe pas disa minutave e dashura e tij futet në tualet për të kryer disa “punë”, dhe në një moment fut tamponin e lyer me spec të djegës në organin gjenital.

Por me të dalë nga tualeti, asaj fillon t’i vije nxehtë dhe fillon të bërtas në praninë e gjyshes të cilës i thotë se po i djeg organi, duke mos e ditur se çfarë po ndodhë. /Telegrafi/