Site icon Telegrafi

Shikoni reagimin e foshnjës që e shijon për herë të parë kivin

Kivi është një nga frutat më të shëndetshëm në botë, por “prekja” e parë me të mund të jetë e pakëndshme për shkak të aciditetit të theksuar.

Mami Ruslana dhe djali i saj, Mark u bënë yje virale pasi në rrjetet sociale u shfaq një video në të cilën foshnja provon kivi dhe ndryshon humor nga sekonda në sekondë!

Vetëm në TikTok, videoja është parë më shumë se 67 milionë herë dhe kur ta shikoni, do ta kuptoni pse.

“Beteja” e Markut me kivin zgjati rreth 60 sekonda, por nuk e dimë nëse përfundoi duke e ngrënë atë. /Telegrafi/

@r.tarakhtii #дети #прикорм #детиприколы #еда #детиговорят #детисчастье #детицветыжизни #turkey ♬ Cuddle – Oneul
Exit mobile version