Barcelona fitoi me rezultat 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk në ndeshjet e tretë të grupeve të Ligës së Kampionëve dhe ra në sy goli i të riut Fermin Lopez në minutën e 36-të.
Pas tre xhirove, Barcelona është lider absolut në tabelën e grupit H me nëntë pikë maksimale.
Por, më vështirë se sa pritej, katalanasit mposhtën Shakhtarin me rezultat të ngushtë 2-1, por më e rëndësishmja është se u regjistruan tre pikë të reja.
Megjithatë, ndeshja do të mbahet mend për golin e pabesueshëm të lojtarit të ri të vendasve.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Fermin Lopez, i cili shënoi golin e dytë për epërsinë 2-0.
https://twitter.com/npaakmph/status/1717433476352295343
Ishte minuta e 36-të e ndeshjes kur Lopez u rregullua me këmbën e djathtë dhe më pas gjuajti një “raketë” të vërtetë që goditi një herë shtyllën dhe pastaj përfundoi në rrjetën e ukrainasve.
Barcelona më pas njoftoi se goli u shënua pas një goditjeje me një shpejtësi prej 230 kilometrash në orë. Vërtet, një arritje mbresëlënëse nga një futbollist i ri. /Telegrafi/
Fermín’s goal clocked 230kmh on the radar gun ? pic.twitter.com/wVQxMrJkjk
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 25, 2023