Site icon Telegrafi

Shikoni personat e famshëm që ishin gënjyer nga ”Princi i Maqedonisë” (Foto)

Telegrafi Maqedoni sot ju ka njoftuar me ”Princin e Maqedonisë dhe Malit të Zi” i cili së bashku me një ambasador të rrejshëm të Maqedonisë në Itali kishin gënjyer autoritete, biznesmenë dhe politikanë në Itali duke i takuar dhe duke ju ofruar mbështetje në qëllimet e tyre.

Por, të lartëpërmendurit nuk ishin të vetmit që e kishin menduar si të vërtetë ”Princin”.

Në gënjeshtrat e ”Princit” që tani do të përballet me padi për gënjeshtër të institucioneve dhe bizneseve më herët kishin rënë edhe Pamela Anderson, Novak Gjokoviç, Peshkopi i Monakos, Vatikani zyrtar dhe autoritete në Itali dhe më gjërë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kanë gënjyer të gjithë Italinë duke u prezantuar si princi dhe ambasadori i Maqedonisë (Foto/Dokument)

 

Exit mobile version