Këngëtarja shqiptare Rita Ora shkëlqeu në mbrëmjen e organizuar nga Vogue për Javën e Modës në Milano.
25 vjeçarja doli në skenë për të performuar para të pranishmëve, transmeton Koha.net. Ajo u shfaq në skenë e veshur me një fustan të tejdukshëm të dekoruar në formë të gjetheve, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës, raporton Daily Mail.
Revista italiane e modës e kishte ftuar Ritën si mysafire e veçantë për festën e organizuar pë nder të fotografit Mario Testino, me të cilin ajo kishte bashkëpunuar në disa raste të ndryshme.
A video posted by Vogue Italia (@vogueitalia) on
A photo posted by Rita Ora (@ritaora) on