Telegrafi

Shikoni ndryshimin e Ritës për filmin erotik (Foto)

Rita Ora do të jetë pjesë edhe e vazhdimit të dytë të filmit erotik, “Fifty Shades of Grey”, që do të mbajë titullin “Fifty Shades Darker”.

Shqiptarja e famshme është parë në një sallon në Vancouver të Kanadasë, para se të xhironte skena të filmit të ri.

25-vjeçarja luan rolin e Mia Grey, motrës së Christian Grey, ndërsa është kujdesur që flokët e saj të kenë dukjen e duhur për filmin.

Ajo është fotografuar teksa po i ngjyroste flokët dhe fotografitë janë publikuar në internet.

Ndryshe, Rita ishte shprehur shumë e entuziazmuar kur luajti në filmin e parë dhe natyrisht se do t’i pëlqejë akoma më shumë përsëritja e rolit të saj. /Telegrafi/