Telegrafi

Shikoni momentin kur tornadoja përpinë gjithçka rreth vetes (Video)

 

Një tornado që ka goditur një qytet në Vietnam, ka përpirë gjithçka rreth vetes dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar, dhe për shumë njerëz është dukur si nëpër skena të filmave të ndryshëm.

Tornadoja kishte goditur qarkun Yen Phong në pjesën veriore të provincën Bac Ninh, me ç’rast ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar ndërtesa dhe pemët që ngriheshin në erë dhe më pas binin mbi objekte të ndryshme, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamera e një shoferi, që kishte instaluar kamerë në xhamin e përparmë të veturës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ReGyzIblJZs