Telegrafi

Shikoni momentin kur Jonida e shtyn në pishinë Oltën, por e pëson edhe ajo (Video)

Aktorja Olta Daku ka publikuar një video interesante të momentit kur atë e shtyn në pishinë kolegia e saj, Jonida Vokshi.

Mirëpo, me rastin e rrëzimit, Olta e tërheq me vete në ujë Jonidën. Këtë postim, ajo e ka bërë me rastin e ditëlindjes së aktores dhe prezantuses së njohur.

“Dëgjo këtu Jonida Vokshi, edhe kur shtyn, ti të lumturon, njësoj si unë kur të tërheq me vete. Qindra vite të uroj të të bëjnë të lumtur”, shkruan në urimin e Oltës.

Dy aktoret u bënë të njohura për publikun mbarëshqiptar pas pjesëmarrjes në serialin “O Sa Mirë”.

Daku vazhdon të jetë pjesë e kësaj serie komike, ndërkohë që Jonida nuk është më pjesë e serialit. /Telegrafi/