Site icon Telegrafi

Shikoni mirë lëkurën, ajo fsheh një simptomë të rezistencës ndaj insulinës: Gjeni saktësisht se si duken dhe ku shfaqen

Zbuloni se cilat janë simptomat e rezistencës ndaj insulinës dhe parandaloni zhvillimin e sëmundjes dhe komplikimin e saj

Zakonisht ndodh më vonë në jetë, kur trupi ndalon reagimin ndaj insulinës, e cila kontrollon nivelin e glukozës në gjak.

Mirëpo, nëse zbulohet herët, ekziston mundësia që sëmundja të “shërohet”, transmeton Telegrafi.

Dr. Efthimia Karra, një konsulente endokrinologe në spitalin “Prince Grace”, shpjegoi se gungat më të vogla të lëkurës mund të tregojnë fazën fillestare të kësaj sëmundjeje.

Edhe pse kjo gjendje shpesh quhet beninje, është treguar se rrit rrezikun e shumë komplikimeve vaskulare, të tilla si sulmi në zemër.

Sot, ka një numër dëshmish në rritje që sugjerojnë se kjo gjendje mund të kontrollohet, por në disa raste edhe të “shërohet”.

Rritjet më të vogla në sipërfaqen e lëkurës, pra papillomat, mund të tregojnë shfaqjen e rezistencës ndaj insulinës, thotë dr. Karra.

Studimet kanë treguar se papillomat zhvillohen si rezultat i hiperinsulinemisë, kur nivelet e insulinës në gjak janë jashtëzakonisht të larta.

Dr. Karra thotë: “Njollat e lëkurës janë të buta, beninje, me mish dhe me zgjatime. Ato janë zakonisht të
vogla dhe mbulojnë qafën dhe veshin, por mund të ndodhin në rajonin anal dhe në gilcë”.

Gjithashtu është konstatuar se deri në 60 përqind e njerëzve të sëmurë që janë më të vjetër se 69 vjeç kanë këto rritje.

“Ato lidhen me rezistencën ndaj insulinës dhe hiperinsulineminë. Sëmundje të tjera që si simptomë kanë ndryshime të ngjashme të lëkurës janë akromegalia, një gjendje e lidhur me tepricën e hormonit të rritjes, sëmundjen e Crohn, diabetin, presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë …”

/Telegrafi/

Exit mobile version