Site icon Telegrafi

Shikoni makinat që shkatërroi “Fast & Furious 7” (Video)

Filmi “Fast & Furious 7” ka gjeneruar 500 milionë dollarë brenda një jave dhe do të bëhet filmi me fitimet më të mëdha për vitin 2015 brenda pak ditësh.

Mirëpo, suksesi e ka një kosto: Raportimet e “Wall Street Journal” tregojn se gjatë xhirimeve të filmit me regji të Xhejms Van (James Wan) në Kolorado, Atlanta dhe Abu Dabi, u shkatërruan 230 makina.

Mjetet e shkatërruara përfshinë disa Mercedes-Benz-a të zinj, një “Ford Crown Victoria” dhe një “Mitscubishi Montero”. Vetëm gjatë sekuencës së filmuar në malet e Kolorados u shkatërruan 40 makina.

Ndërsa rreth 20 deri në 30 makina u eliminuan, për t’u siguruar që nuk do të riktheheshin më në treg.

Filmi i shumëdiskutuar, në të cilin aktori Paul Walker ka bërë performancën e tij finale, pritet të tejkalojë fitimet e “Fifty Shades of Grey” këtë fundjavë – 526.8 milionë paund. /Telegrafi/

Exit mobile version