Gjorge Ivanov në vazhdimësi ka thënë se Armata e Maqedonisë është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe kufinjtë e vendit.
”Edhe sot, por edhe më herët ne jemi përballur me rreziqe. Ushtria e Maqedonisë është e gatshme për të qenë mbrojtës i integritetit dhe stabilitetit në vend. Kjo ushtri ka standarde të larta në punë dhe deri tani suksesshëm e ka treguar veten deri tani. Transformimi dhe modernizimi i ushtrisë ka ndikuar që të jemi më të sigurtë për këto vite.” ka shkruar Ivanov më 10 mars, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Por, kryetari i shtetit dhe komandanti suprem i Maqedonisë nuk ka parë kushtet ku janë të vendosur ushtarët dhe në çfarë kushtesh punojnë ata.
Në vazhdim keni disa fotografi ku shihen kushtet e kazermave nëpër të gjithë Maqedonisë.
Në tetor të vitit të kaluar, ushtarët profesionistë patën edhe grevë për kushte dhe paga më të mira. /Telegrafi/