Seriali i njohur komik “O Sa Mirë” ka shfaqur edhe episodin e 107, ku mbretëronin plot të qeshura.
Kësaj radhe, personazhet ‘Olta’, ‘Qabi’ edhe ‘Llukmani’ kanë udhëtuar në disa qytete jashtë vendit për të realizuar skenat e reja.
Të qeshura në episodin e 107-të, do të kemi nga Milano, Cyrihu dhe Baseli, ndërsa duket se është pikërisht ‘Qabi” ai që është bërë si një urë lidhëse mes xhirimeve në vend dhe diasporës, e cila po konsiderohet si tokë “e jona” falë serialit më të ndjekur në vend.
Vërehet edhe një ndryshim në karakterin e personazhit “Çbane”, vajzës rigoroze nga Tropoja, e cila dita-ditës po bëhet më e çiltër.
Me një palë syze dhe veshje “trend”, rigorozja “Çbane” duket se do të vijë më moderne se asnjëherë në episodin e 107-të të serialit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8AU4s8ZYqWs&feature=youtu.be