Luana Vjollca është duke punuar për projektin e ri.
‘Je veç ti’, titullohet kënga më e re, e cila do të shoqërohet me videoklip.
Ajo ka publikuar një video të shkurtër dhe fotografi në llogarinë personale në Instagram, të cilat janë marrë prej klipit të ri, transmeton Telegrafi.
Bazuar në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, bukuroshja shqiptare duket tejet seksi dhe mjaft joshëse.
Ndryshe, Luana kohë më parë kishte publikuar spotin e fundit në bashkëpunim me Getin, ‘Tirana Lifestyle’, i cili ka marrë mbi tretë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/