Ndeshja miqësore mes Galatasarayt dhe Levskit, ku fitoi ekipi turk me rezultat 2:0, do të mbahet mend mirë për debutimin e 14-vjeçarit Mustafa Kapit.
Javën e kaluar, bota është mahnitur me talentin e 13-vjeçarit Karamoko Dembele, i cili ka luajtur për ekipin U-20 të Celtic, ndërsa tani Galatasaray shkoi një hap më tej.
https://www.youtube.com/watch?v=grZE44BWifc
Kapi ka luajtur si mesfushor dhe në Turqi po krahasohet me futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Paul Pogba.
“Ai është një futbollist unik në Turqi. Në fakt, është vetëm një futbollist i tillë në botë – Paul Pogba. Ai luan në të dy drejtime – është i shkëlqyer në sulme dhe mbrojtës i mirë”, vlerësoi trajneri i Galatasarayt, Jan Olde Riekerink. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Lb230cdhGBg