Këngëtarja Irma Libohova ka kohë që nuk ka prezantuar ndonjë projekt të ri muzikor para publikut, megjithatë ajo mbahet gjithmonë mend për hitet e saj ndër vite.
Ndonëse i ka kaluar të 50-tat, ajo përsëri vazhdon të mbetet në formë, dhe kjo falë kujdesit që tregon ndaj vetes, për të pasur një shëndet sa më të mirë.
Irma është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikoh herë pas here fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka shfaqur ngjyrosjen e fundit të thonjëve të saj.
Ajo kishte menduar që kësaj here t’i bënte më të veçantë, duke i lyer disa me ngjyrë të kuqe, ndërsa dy prej tyre me imazhin e flamurit të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Libohova është shprehur se këtë inspirim për t’i realizuar thonjtë në këtë mënyrë, e ka marrë nga afërsia e festës së nëntorit. /Telegrafi/