Site icon Telegrafi

Shikoni çfarë duhet të dijë fëmija i moshës dy vjeç e gjysmë, por edhe kur është koha të kërkoni këshillën e mjekut

Çfarë duhet të dijë një fëmijë në këtë moshë dhe a ngelet prapa moshatarëve të tij apo madje është më i avancuar dhe prindërit krenohen me të, është një pyetje që i mundon shumicën e prindërve

Shkathtësia dhe dija e tij tregojnë a është fëmija mirë i zhvilluar, ndërsa fëmijët e moshës dy vjeç e gjysmë tashmë dinë dhe kuptojnë mjaft, transmeton Telegrafi.

Ekziston një spektër i gjerë i asaj që konsiderohet normale, kështu që fëmijët arrijnë shkathtësinë më herët apo më vonë se fëmijët e tjerë.

Fëmijët e vegjël të cilët janë lindur shumë më herët mund të arrijnë ndryshimin diç më vonë, mirëpo nëse shqetësoheni a është çdo gjë në rregull, kërkoni këshillën e pediatrit të fëmijës suaj.

Këto janë gjërat që fëmija i moshës dy vjeç e gjysmë duhet t’i dijë:

Komunikimi dhe shkathtësitë gjuhësore

▪ I flet 50 fjalë.
▪ Lidh dy ose më shumë fjalë bashkë, p.sh., ‘qeni vrapon’.
▪ Flet fjalët si ‘unë’ apo ‘ne’.
▪ Ua di emrin gjërave kur ia tregoni librin dhe e pyesni ‘Çfarë është kjo’.

Lëvizjet dhe zhvillimi fizik

▪ Vetë zhvesh rrobat.
▪ Kërcen me të dy këmbët.
▪ Përdor duart për lëvizjen e gjërave, si për shembull heqja e kapakut apo lëvizja e dorëzës së derës.
▪ Shfleton njëra pas tjetrës faqet e librit.

Zhvillimi social dhe emocional

▪ Loz me fëmijët e tjerë, di edhe të luajë vetë.
▪ Tregon çfarë mund të bënë duke folur ‘Më shiko’.
▪ Pasojnë shkathtësitë e thjeshta kur i thoni “Koha është për pastrim’.

Aftësitë njohëse

▪ Përdor imagjinatën, për shembull, për të luajtur me kukulla duke i ushqyer, duke i vënë në gjumë etj.
▪ Zgjidh një problem të thjeshtë siç është lëvizja e një karrige për t’u ngjitur për të arritur diçka
▪ Ndjek një udhëzim me dy hapa të tillë si ‘merre lodrën dhe vendose në raft’
▪ Dallon të paktën një ngjyrë, kur ju pyesni se çfarë është një ‘shumës me ngjyrë të kuqe’, për shembull, ai di si ta tregojnë atë.

Kur duhet të konsultohem me një mjek?

Ju e njihni më mirë fëmijën tuaj, kështu që nëse keni ndonjë shqetësim, konsultohuni me mjekun.

Nëse fëmija juaj nuk përmbush një ose më shumë momente të rëndësishme ose nëse vini re se dikur dinte të bënte diçka, por tani nuk e bën, tregojini mjekut. /Telegrafi/

Exit mobile version