LeBron James ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit finale në NBA, duke detyruar që seria të shkojë në ndeshjen e shtatë me barazimin 3-3 me fitore.
LeBron ishte vendimtar me 41 pikë edhe në ndeshjen e gjashtë në Ohio, aty ku për herë të dytë radhazi Golden State po dështon që të vulosë titullin e kampionit edhe pse kishte epërsinë prej 3-1 në ndeshje.
Curry në një moment në ndeshjen e gjashtë synoi depërtimin në kosh, por LeBron James reagoi duke ia bërë bajat MVP të sezonit të rregullt, me ç’rast edhe ua konfirmoi të gjithëve se ky titull nuk u nda me të drejt.
LeBron shfaqi performancë jo vetëm prej MVP, por prej legjendari në dy ndeshjet e fundit, shifra dhe lojë e përgjegjësi për ekipin që Curry në asnjë moment në finale nuk arriti ta marrë, duke lënë gjërat në dorë të Klay Thompson dhe Draymond Green.
Ndeshja e shtatë zhvillohet mëngjesin e të martës në ora 02:00 në fushën e Golden State. /Telegrafi/