Telegrafi

Shikoni Bleron se si luan futboll, duel direkt me Ukin (Video)

Blero Muharremi pos për këngët e tij dhe jetën private shumë të përfolur njihet edhe për diçka tjetër.

Futbollin dhe rivalitetin që ai ka me tifozët e Real Madridit në rrjetet sociale.

Tash në një storie të RTK-së ai është shfaqur me rivali këngëtarin Uki Latifi, i cili është tifoz i Real Madridit.

Lexo po ashtu Pas shumë kohësh, shikoni çfarë ndodhi sot mes Teutës dhe Bleros! (Video)

Blero shihet teksa ekzekuton gjuajtjet dhe driblon, cilësi këto që ai i zotëron.

Blero sipas informacioneve të Telegrafit në të kaluarën ka qenë futbollist profesionist në Suedi, para se një aksident t’a ndërprejë karrierën e tij profesionale.

Futbolli sigurisht se ka mbetur pasioni i tij i madh dhe ëndrra e pa realizuar. /Telegrafi/