Telegrafi

Shikoni atmosferën që mbretëron në provat e serialit ‘O Sa Mirë’ (Foto/Video)

Tashmë është bërë e ditur se seriali shqiptar ‘O Sa Mirë’ do të transmetohet në televizionin e KTV-së me fillim në ora 20:00.

Seriali do të ketë karakter humoristik, ku në qendër të vëmendjes do të jetë edhe politika ditore.

Lexo po ashtu Ekskluzive: Mësohet data e shfaqjes së serialit “O Sa Mirë” – këta do të jenë tre aktorët e rinj (Foto)

E këtë më së miri e sjellin aktorët e serialit, të cilët kanë filluar të bëjnë prova me rolet e reja, transmeton Telegrafi.

E humori nuk mungon as në provat e aktorëve, ku bijën në sy treshja e ‘Stupcave’, Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safçiu.

Lexo po ashtu “O Sa Mirë” do transmetohet në një prej televizioneve nacionale të Kosovës

Telegrafi do t’iu mbaj të informuar edhe në ditët në vijim me risitë në serial. /Telegrafi/