Policia e Durrësit ka konfirmuar pengmarrjen e anijes “Çelepia 2” nga marinari egjiptian. Ai kërkon 70 mijë euro në të kundërt kërcënon se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit thonë se rreth orës 10:00 të ditës së sotme, shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam ka marrë në telefon bashkëkombasin e vet shtetasin egjiptian R. A., 53 vjeç, i cili punon në Portin Detar Durrës, duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt.
“Ai kërkon 70 mijë euro duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë”, bën të ditur policia.
Një prej marinarëve është ky që shikoni në foto që është i lidhur me zinxhirë në këmbë.