Barcelona ia doli të fitonte me rezultat 1-0 në derbi me Sevillën në kuadër të javës së 30-të në La Liga.
Blaugranasit ishin disa të humbur nga fundi i ndeshjes, pasi loja e kundërshtarit ishte disi e mbyllur dhe përballja po shkonte drejt një pike për të dyja ekipet.
Mirëpo, një moment magjik në minutën e 72-të, përcaktoi drejtimin e përballjes, e aty ishte Pedri.
Spanjolli mori topin nga Ousmane Dembele dhe me një goditje nga distanca, ia doli të mposhte Bonon.
Goditja e tij magjike elektrizoi tifozët e Barcelonës dhe trajnerin – Xavi Hernandez, derisa e ardhmja e tij në futboll duket e ndritur. /Telegrafi/